image Vedat Muriqi ia dhuron Ambasadës së Kosovës në Itali fanellën debutuese në Champions League

Futboll

Vedat Muriqi ia dhuron Ambasadës së Kosovës në Itali fanellën debutuese në Champions League

news image

Vedat Muriqi ka vizituar sot Ambasadën e Kosovës në Itali, me ç’rast është takuar me ambasadoren Lendita Haxhitasim.

Haxhitasim e bëri të ditur këtë në profilin e saj në Twitter.

“Si mund të mbyllej më mirë java e punës, se sa të na vizitonte i joni, Vedat Muriqi. Me shumë bujari, ai e nderoi shtëpinë e tij Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali, duke dhuruar fanellën e debutimit të tij me S.S. Lazio në UEFA Champions League, me të cilën ai ishte thellësisht i lidhur” – shkroi ajo.

/Sinjali Sportiv/