image "Veç ta shoh vajzën në këmbë, s’du asgjë tjetër”, rrëfimi i nënës gjakovare që priti vajzën e cila i mbijetoi aksidentit në Kroaci

Sociale

“Veç ta shoh vajzën në këmbë, s’du asgjë tjetër”, rrëfimi i nënës gjakovare që priti vajzën e cila i mbijetoi aksidentit në Kroaci

news image

Lindita Zeka nga Komuna e Gjakovës, mbrëmë e ka pritur vajzën e saj në Aeroportin ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë, e cila fatmirësisht i mbijetoi aksidentit tragjik në Kroaci.

Ajo ka treguar përjetimet e saj kur kuptoi për aksidentin tragjik, në të cilin kishte pësuar lëndime edhe vajza e saj.

”Me padurim jam duke e pritur. Shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve për këtë tragjedi kaq të madhe. Fatbardhësisht mua më shpëtoi vajza. Vetëm vajza ime, nga ne, ka qenë duke ardhë nga Frankfurti për Gjakovë”.

”Nuk ka fjalë me përshkru shpirtin e një nëne, një familje apo një prindi për këtë lloj tragjedie kaq të madhe. Nuk kam fjalë me përshkru. Veç ta shoh vajzën njëherë në këmbë, nuk po dua kurgjë tjetër”, shprehet ajo mes lotësh për Klan Kosova.

/GazetaSinjali/