image Vdiq në moshën 52-vjeçare Helen McCrory, aktorja e “Peaky Blinders”

Film

Vdiq në moshën 52-vjeçare Helen McCrory, aktorja e “Peaky Blinders”

news image

Aktorja Helen McCrory e njohur për rolet e saj në “Peaky Blinders” dhe në tre filmat e “Harry Potter”, ka vdekur në moshën 52-vjeçare, transmeton Gazeta Sinjali.

Bashkëshorti i saj, aktori Damian Lewis, ka thënë se ajo ka vdekur nga kanceri.

“Jam thellë i mërzitur t’ju njoftoj se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur Helen McCrory ka vdekur e qetë në shtëpinë e saj, e rrethuar nga shumë dashuri e familjes dhe miqve”, ka shkruar Lewis në Twitter.

McCrory ka luajtur po ashtu rolin e gruas së Tony Blair, Cherie, në filmin “The Queen” dhe ka fituar po ashtu shumë çmime për punën e saj në skenë dhe television.

Ajo ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj me të cilin është e martuar që nga viti 2007. /Gazeta Sinjali/