image Vdesin edhe dy burra të infektuar, shkon në 13 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Pandemia/ Vdesin edhe dy burra të infektuar, shkon në 13 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

news image

Dy viktima të reja nga koronavirusi janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Viktimat janë dy burra, njëri i moshës 68 vjeç nga Tetova dhe tjetri një 70-vjeçar nga Kumanova.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ata ishin me sëmundje kronike.

Me dy viktimat e reja, numri i të vdekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 13.

Ndërkohë, janë regjistruar edhe 46 raste të reja të të infektuarve, duke e çuar në 430 numrin e përgjithshëm./Gazeta Sinjali/