image Vdesin edhe 6 persona nga koronavirusi në Greqi, shkon në 38 numri i viktimave

Rajon

Pandemia/ Vdesin edhe 6 persona nga koronavirusi në Greqi, shkon në 38 numri i viktimave

news image

Konfirmohen gjashtë vdekje të tjera nga koronavirusi në Greqi , duke e çuar numrin e viktimave në 38, me një moshë mesatare 71 vjeç.

Nga këta, 29 ishin meshkuj dhe 9 femra. 92% të vdekjeve ishin të moshës 70 vjeç e me sëmundje të rënda themelore. 58% e pacientëve kishin sëmundje kardiovaskulare.

95 raste të reja infeksioni me COVID 19 u raportuan këtë të dielë duke e çuar në 1,156 numrin e të infektuarve.

Shumica e rasteve të reja janë raportuar në Attica.

Siç njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras, 69 pacientë u shtruan në spital, ndërsa 5 janë në kujdes intensiv./Gazeta Sinjali/