image Vdesin dy persona nga Covid-19, shkon në 66 numri i të vdekurve në Kosovë

Shëndetësi

Vdesin dy persona nga Covid-19, shkon në 66 numri i të vdekurve në Kosovë

news image

Kanë vdekur edhe dy persona nga koronavirusi në Kosovës, duke e çuar në 66 numrin total të të vdekurve në vend.

Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes një postimi në Facebook.

“Numri total i rasteve pozitive 3.356 raste nga 24.921 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 66 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë ditës së sotme, Klinika Infektive ka njoftuar edhe për 6 persona të vdekur nga koronavirusi në Kosovë.

Kështu, vetëm gjatë ditës së sotme kanë vdekur 8 persona nga koronavirusi, shifra më e lartë e të vdekurve që nga fillimi i pandemisë. /Gazeta Sinjali/