image Vdes shejh Ezdak Shehu i Teqës së Gjakovës

Kosovë

Vdes shejh Ezdak Shehu i Teqës së Gjakovës

news image

Ka ndërruar jetën në moshën 72-vjeçare Shejhi Ezdak Shehu i Teqës së Gjakovës.

Lajmin e kanë bërë familjarët e tij përmes llogarisë në Facebook.

“Me zemër të pikëlluar lajmërojmë të afërmit, miqtë, shokët dhe dashamirët se me datë 17.08.2022 ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare shejhu, bashkëshorti, vëllau dhe gjyshi ynë i dashur, Shejh Ezdak Shehu”, thuhet në njoftimin nga familjarët e tyre.

Ceremonia e varrimit do të bëhet me datën 18.08.2022 dhe fillon nga ora 13:00, në Teqën e Madhe.

Varrimi do të bëhet në varrezat e Tyrbës së Sukës të Cërmjanit nga ora 15:00, kurse e pamja bëhet në Teqën e Madhe të Gjakovës.

/GazetaSinjali/