image Vdes profesori i Universitetit të Prishtinës

Kosovë

Vdes profesori i Universitetit të Prishtinës

news image

Ka vdekur Isak Mustafa, profesor i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook,

“Me dhembje te thellë kuptova lajmin se sot u nda nga jeta prof. dr. Isak Mustafa. Prof. Isaku më mbetet në kujtim të thellë si profesor i përkushtuar i ekonomisë sa isha student në Fakultetin Ekonomik; një kohë asistent i tij, një mbështetës i fuqishëm i shumë kuadrove që dolën nga ky fakultet, punëtor i pashoq dhe plotë energji, autor i shumë studimeve dhe teksteve universitare. Familjes Mustafa, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të prof. Isakut u shpreh ngushëllime të thella”, ka shkruar Mustafa. /Gazeta Sinjali/