image Vdes personi i shtatë nga koronavirusi në Serbi

Rajon

Vdes personi i shtatë nga koronavirusi në Serbi

news image

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik “Batut”, Verica Jovanoviq, njoftoi se një person tjetër ka vdekur sot në Serbi për shkak të koronavirusit.

Jovanoviq tha se viktima është një person i moshës 48 vjeçare, raporton Tanjug.

Ndryshe, kjo është viktima e shtatë në Serbi nga Covid-19, ndërsa numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 457./GazetaSinjali/