image Vdes pas lëndimeve të marra nga aksidenti në muajin dhjetor në autostradën Suharekë-Vërmicë

Siguri

Vdes pas lëndimeve të marra nga aksidenti në muajin dhjetor në autostradën Suharekë-Vërmicë

news image

Me datë 29 dhjetor 2020 në autostradën Suharekë – Vërmicë, kishte ndodhur një aksident trafiku ku njëri nga të lënduarit ishte në gjendje të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ai ishte duke marrë trajtimin mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe të hënën ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta Sinjali/