image Vdes një shqiptar nga koronavirusi në Greqi

Rajon

Pandemia/ Vdes një shqiptar nga koronavirusi në Greqi

news image

Një shqiptar në Greqi ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Mësohet se 65-vjeçari me inicialet E.S nga Elbasani ka humbur betejën me COVID-19 tre ditë më parë në një nga spitalet e Athinës, e ndërsa trupi i tij i pajetë është sjellë në atdhe paraditen e sotme.

Mediat në Shqipëri raportojnë se 65-vjeçari vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, si diabet apo probleme me zemrën.

Trupi i tij i pajetë është sjellë në Shqipëri nëpërmjet doganës së Kakavijës i pashoqëruar nga asnjë familjarë dhe më pas është tërhequr nga një automjet i agjencisë funerale për në qytetin e tij të lindjes, Elbasan./Gazeta Sinjali/