image Vdes një grua nga Shtimja si pasojë e koronavirusit

Kosovë

Shëndetësi/ Vdes një grua nga Shtimja si pasojë e koronavirusit

news image

Mbrëmjen e sotme ka vdekur një grua nga koronavirusi në Klinikën Infektike të QKUK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga kjo klinikë.

Sipas këtij njoftimi, viktima është një grua me incialet F.G. (1947) nga komuna e Shtimes.

“Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit nga Klinika Infektive, kjo është vdekja e 15-të në QKUK nga Covid-19 dhe e 20-ta në nivel vendi nga kjo sëmundje./Gazeta Sinjali/