image Vdes një grua nga COVID-19 në Fushë Kosovë

Shëndetësi

Vdes një grua nga COVID-19 në Fushë Kosovë

news image

Ka vdekur edhe një grua nga koronavirusi në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, i cili tha se gruaja ka ndërruar jetë sot në orët e pasdites. Viktima kishte pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Ka vdekur sot në orët e pasdites. Ka pasur edhe sëmundje të tjera përcjellëse. Ka qenë me probleme jashtëzakonisht të mëdha shëndetësore. Ajo ka ndërruar jetë në shtëpi”, ka thënë Topalli.

Viktima ishte e moshës 84-vjeçare./Gazeta Sinjali/