image Vdes një 57-vjeçar në vendin e punës si pasojë e shpërthimit të një zjarri në Shijak

Shqipëri

Vdes një 57-vjeçar në vendin e punës si pasojë e shpërthimit të një zjarri në Shijak

news image

Një 57-vjeçar ka vdekur sot si pasojë e një zjarri që përfshiu fabrikën e tullave në Maminas, Shijak në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, është arrestuar një 67-vjeçar që ishte përgjegjës teknik pasi akuzohet për mosrespektim të rregullave të mbrojtjes në punë.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë, Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurse, të premten, flakët zotëruan për rreth një orë ambientet e reja të fabrikës, kurse tymi pushtoi qiellin.

Forcat zjarrfikëse lokale kërkuan ndihmën edhe të kolegëve në Tiranë për të izoluar përhapjen e mëtejshme të flakëve./Gazeta Sinjali/