image Vdes një 49-vjeçare në Malësi të Madhe, u godit nga vetura

Rajon

Rajoni/ Vdes një 49-vjeçare në Malësi të Madhe, u godit nga vetura

news image

Ka vdekur 49 vjeçarja e cila u aksidentua mbrëmjen e sotme në fshatin Pjetroshan të Malësisë së Madhe.

Aksidentin e ka konfirmuar Policia e Shtetit, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sipas tyre, gruaja 49 vjeçare vdiq pasi u godit me makinë nga një 51 vjeçar, i cili u arrestua nga policia.

“Mjeti me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Gazeta Sinjali/