image Vdes një 23-vjeçar pas një vetaksidenti në Studenqan të Suharekës

Siguri

Vdes një 23-vjeçar pas një vetaksidenti në Studenqan të Suharekës

news image

Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda që ka marrë sot në një vetaksident në fshatin Studenqan të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë, shoferi e ka goditur një shtyllë si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore. Pasi është dërguar në spital i riu nuk iu ka bërë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë rreth orës 21:00”.

/GazetaSinjali/