image Vdes nga koronavirusi infermierja 36 vjeçare në Angli

Botë

Vdes nga koronavirusi infermierja 36 vjeçare në Angli

news image

Një infermiere 36 vjeçare nga qyteti Walsall i Anglisë ka vdekur nga covid-19, në spitalin ku punonte.

Sipas mediave të huaja, Areema Nasreen, punoi në Spitalin Walsall Manor për 16 vjet, megjithëse besohet se filloi të tregojë simptoma gjatë pushimit vjetor.

“Ajo ishte personi më i dashur, që kam takuar ndonjëherë. Nuk mund të besoj se nuk do ta shoh më buzëqeshjen e saj. Me mbështetjen dhe frymëzimin e saj unë jam infermierja që jam sot”, është shprehur mikja e saj Aktar.

Raportohet se Areema ishte në kujdes intensiv, megjithëse gjendja e saj filloi të përmirësohej pak, në çastet e fundit ndryshoi gjithçka, ndërsa vdiq në orët e para të mëngjesit.

Ndryshe numri i viktimave nga coronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 2,926, ndërsa 34 mijë persona janë infektuar deri më tani. /GazetaSinjali/