image Vdes nga koronavirusi aktori i njohur meksikan

Film

Vdes nga koronavirusi aktori i njohur meksikan

news image

Vdes nga koronavirusi aktori i njohur i telenovelave meksikane, Raymundo Capetillo.

Capetillo është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi. Ai u shtrua me urgjencë në spital pas problemeve me shëndetin dhe rezultoi pozitiv me koronavirus.

Mbesa e tij tregoi në rrjete sociale se gjendja e aktorit ishte përkeqësuar.

Raymundo Capetillo luajti në shumë telenovela disa prej të cilave janë transmetuar edhe në vendin tonë si “Fati im je ti”, “Velloja e nuses”, “Pengesat e dashurisë”, “Pasioni”./Gazeta Sinjali/