image Vdes nëna e kryeministrit shqiptar Edi Rama

Shqipëri

Vdes nëna e kryeministrit shqiptar Edi Rama

news image

Ka vdekur nëna e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri shqiptar me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

“E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë…”, shkruan Rama ndër të tjera, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i tij i plotë:

Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne, se sa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam. /Gazeta Sinjali/