image E dhimbshme: Vdes në spital 63-vjeçari që u aksidentua para një muaji në Malishevë

Siguri

E dhimbshme: Vdes në spital 63-vjeçari që u aksidentua para një muaji në Malishevë

news image

Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur më datën 5 të muajit qershor në fshatin Llozicë të komunës së Malishevës, ku një 63-vjeçar ishte dërguar në gjendje të rëndë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjatë një muaji trajtim në spital, 63-vjeçari nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë sot.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaSinjali/