image Vdes në QKUK lehona 21 vjeçare nga Podujeva e infektuar me koronavirus

Shëndetësi

Vdes në QKUK lehona 21 vjeçare nga Podujeva e infektuar me koronavirus

news image

Mjekësinë Sportive sonte ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 një lehonë 21-vjeçare me inicialet D.P. nga Komuna e Podujevës.

Viktima sot në orët e pasdites kishte kryer lindjen me prerje cezariane.

Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

“Mund të konfirmoj se nga shefi i Njësisë Intensive të Mjekësisë Intensive m është konfirmuar se ka ndërruar jetë pacientja nga komuna e Podujevës, e cila para disa orëve për shkak të gjendjes urgjente është dërguar në spitalin e Gjinekologjisë për t’u kryer lindja me anë të prerjes cezariane. Fatkeqësisht pas kthimit në Intensivë nuk i ka mbijetuar infeksionit me Covid-19”, tha Krasniqi në RTK.