image Vdes ne QKUK i lënduari në aksidentin e para 3 muajve në Fushë Kosovë

Siguri

Vdes ne QKUK i lënduari në aksidentin e para 3 muajve në Fushë Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i cili ishte aksidentuar në Fushë Kosovë me datën 29 mars të këtij viti, ka humbur jetën në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.

Tutje policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Viktima ka vdekur gjatë ditës së djeshme.

/Gazeta Sinjali/