image Vdes në moshën 28-vjeçare djali i artistit të njohur

Bota e Yjeve

Vdes në moshën 28-vjeçare djali i artistit të njohur

news image

Djali i artistit amerikan, Bobby Brown, është gjetur i vdekur në Los Angeles, ka konfirmuar policia.

Bobby Brown Jr, 28 vjeçar, u gjet i vdekur të mërkurën në shtëpinë e tij, pasi policia u thirr në një ‘urgjencë mjekësore’.

Vëllai i Brown Jr, Landon, reagoi menjëherë pas vdekjes së të vëllait me një postim bardh e zi të publikuar në Instagram me mbishkrimin, “Të dua përgjithmonë mbret”.

E dashura e tij, Anna Reed, po ashtu shkroi në Twitter: “Unë humba shpirtin tim binjak”.

Ashtu si babai i tij, Bobby Brown Jr, ishte një interpretues dhe publikoi një nga këngët e tij të fundit në muajin shtator të quajtur, “Say Something”.

Vdekja e tij vjen në një seri tragjedish që i ndodhin familjes së tyre.

/GazetaSinjali/