image Vdes në Gjermani 22-vjeçarja, vajza e ish zyrtarit të lartë të LDK-së në Prizren

Njoftim/ Vdes në Gjermani 22-vjeçarja, vajza e ish zyrtarit të lartë të LDK-së në Prizren

news image

Në moshën 22-vjeçare ka vdekur Alba Kryeziu, vajza e Fadil Kryeziut që është funksionar i lartë i LDK-së në Prizren.

Njoftimin për vdekjen e saj e ka dhënë Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizrem, ku edhe është bërë e ditur se trupi i saj do të mbërrijë sot nga Gjermania për t’u varrosur në vendlindje.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se është ndarë nga jeta, në moshën 22 vjeçe, Alba Kryeziu, vajza e Fadil Kryeziut, themeluesit të degës dhe ish zyrtarit të lartë të LDK-së në Prizren, njëherit drejtues i IRSHP që këtyre ditëve është ne ballë të luftës me pandeminë Covid-19.

Alba ishte studente ne Gjermani dhe trupi i saj pritet te mbërrij sot per tu varrosur në vendlindje.

Te gjitha vdekjet janë te trishta, por një vdekje si kjo rëndon trishtimin e dhimbjen deri në limitet e tyre.

Humbja e Albes eshte humbje e madhe, jo vetëm per familjen e shoqerinë, por edhe për Prizrenin e gjithë Kosoven.

Me lutje drejtuar Zotit që, prindërve dhe familjes tua lehtësoj dhimbjen, dhe që shpirti i Albes të prehet i qetë në botën e përtejme, dega jonë i shprehë ngushëllimet më të sinqerta, familjes Kryeziu.
Bashkëndjejmë me ju!