image Vdes këngëtari i njohur Bill Withers

Bota e Yjeve

Showbiz/ Vdes këngëtari i njohur Bill Withers

news image

Këngëtari i njohur, Bill Withers, ka vdekur në moshën 81-vjeçare. Vdekjen e tij e konfirmuan familjarët e tij.

Withers, i njohur më së shumti për këngët e mirënjohura “Ain’t no sunshine” dhe “Lean on me”, vdiq pas disa komplikimeve në zemër, raporton BBC.

Këngëtari ka vdekur të hënën në Los Angeles, transmeton Gazeta Sinjali.

Withers njihej për vokalin e tij të butë e madje si tekst-shkruajtës i këngëve më të njohura të viteve të 70’ta, si “Just the two of us”, “Lovely day” dhe “Use me”./Gazeta Sinjali/