image Vdes këmbësori që u godit me veturë mbrëmë në dalje të Vushtrrisë

Kosovë

Aksident/ Vdes këmbësori që u godit me veturë mbrëmë në dalje të Vushtrrisë

news image

S.M., ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në QKUK, ku ishte dërguar për trajtim pasi u godit mbrëmë nga një veturë në dalje të Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti, i cili tha se viktima ka ndërruar jetë sot në orën 05:00 të mëngjesit.

“Sot në ora 05:00 të datës 26 janar 2020, nga QKUK është njoftuar se i lënduari viktima S .M., 83 vjecar, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Zahiti.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, segmenti në dalje të Vushtrrisë.

Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit, të cilit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Gazeta Sinjali/