image Vdes ish-hendbollisti kosovar, ishte i infektuar me koronavirus

Sporte të tjera

Vdes ish-hendbollisti kosovar, ishte i infektuar me koronavirus

news image

Hendbolli kosovar ka marrë një lajm të hidhur, pasi që ish-hendbollisti dhe trajneri i njohur, Afrim Qorrolli ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Hendbollit të Kosovës e cila ka njoftuar për vdekjen e tij.

“Ka vdekur Afrim Qorrolli, personalitet i rëndësishëm i hendbollit dhe i sportit nga komuna e Shtimes. Qorrolli ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, por kontributi i tij dhe vlerat e tij do të kujtohen shumë gjatë. Komuniteti i hendbollit në përgjithësi dhe qyteti i Shtimes në veçanti kanë mbetur pa një person shumë të rëndësishëm. Qorrolli ishte ngushtë i lidhur me klubin e Vjosës së Shtimes. Afrimi ishte i lindur në Rashincë të Shtimes më 28 nëntor të vitit 1961. Kishte të kryer Fakultetin e Bujqësisë” , thuhet në njoftimin e FHK-së.

Përkundër se FHK-ja nuk njoftoi për shkakun e vdekjes, kushëriri i tij, Milazim Qorrolli, bëri të ditur se ish-portieri i Vjosës vdiq pasi ishte i infektuar me koronavirus.

“Vdekja jote na tronditi Afrim Qorrolli, kushëriri im i dashur! virusi që ka kapluar botën ishte i pa mëshirshëm dhe të mori jetën”, thuhet në njoftimin e kushëririt të Afrim Qorrollit./Gazeta Sinjali/