image Vdes ish hendbollisti i Kosovës

Sporte të tjera

Vdes ish hendbollisti i Kosovës

news image

Ditën e sotme ka vdekur ish henbollisti kosovar, Hysni Qerimi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës. 

Hysni Qerimi ishte mësues i edukatës fizike në Shkollën fillore “Emin Duraku” në Shtime, sportist e hendbollist i dalluar, lojëtar, ndihmëstrajner e trajner, shumëvjeçarë i KH “Vjosa” nga Shtimja.

Hysniu ishte miku e shok i disa gjeneratave sportistësh të Komunës së Shtimes e të Kosovës, i cili karrierën sportive e kishte filluar, si hendbollist i ri nga viti 1975.

/GazetaSinjali/