image Vdes ikona e muzikës shqipe, Ismet Peja

Bota e Yjeve

Vdes ikona e muzikës shqipe, Ismet Peja

news image

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare një ndër ikonat e muzikës shqipe, Ismet Peja, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja.

JARAN nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem…tfala i bon Mames Jaran”, ka shkruar ai në Facebook.

Ismet Peja ka lindur më 27 prill 1937 në Gjakovë. Është këngëtar i këngëve të vjetra qytetare.

Që në fëmijëri prej moshës 13-14 vjeçare filloi të merrej me muzikë.

Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Deri më tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.

Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.

/Gazeta Sinjali/