image Vdes gazetari i njohur kosovar, Mehmet Emërllahu

Sociale

Vdes gazetari i njohur kosovar, Mehmet Emërllahu

news image

Gazetari Mehmet Emërllahu ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet nesër në orën 15:00 në Ramjan të Ferizajt.

Kujtojmë se, Emërllahu ishte një ndër gazetarët më të vjetër në Kosovë, i angazhuar gjatë në shtypin e kohës para dhe gjatë luftës së vitit 1999.

I ndjeri ishte gjithashtu edhe autor i disa botimeve në gjuhën shqipe.

Njoftimi nga familjarët:

Me dhimbje te thelle u njoftojmë se sot pas një sëmundje te gjatë ndërroi jete më i dashuri ynë, Mehmet Emerllahu.

Varrimi i te ndjerit do të bëhet nesër me 16.08.2022 ora 15:00 ne varrezat e fshatit Ramjan. Nisja e funeralit organizohet nga shtëpia e të ndjerit ne rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj.

Do të mbetesh përgjithmonë shembulli i një intelektuali të mirëfilltë dhe udhërrëfyesi i familjes dhe jo vetëm! 

/GazetaSinjali/