image Vdes edhe një person tjetër nga koronavirusi sot në Shqipëri

Rajon

Vdes edhe një person tjetër nga koronavirusi sot në Shqipëri

news image

Një 62-vjeçar është i infektuari i dytë me koronavirus që vdiç sot Spitalin Infektiv në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinajli.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i Covid-19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetës, sipas shërbimit infektiv, thotë Ministria e Shëndetësisë, nuk është Covid-19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.

Po ashtu, ministria konfirmon 21 persona të rinj të prekur me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët 6 janë personel shëndetësor.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm në po këtë spital vdiç nga arresti kardiak një 88-vjeçar i cili bartës i koronavirusit./Gazeta Sinjali/