image Vdes edhe një person nga koronavirusi në Shqipëri, nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese

Rajon

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Shqipëri, nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese

news image

Shënohet viktima e 46 nga koronavirusi në Shqipëri.

Një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga koronavirusi, i cili ishte i shtrit në spital rreth dy javë më parë, mirëpo gjendja e tij ishte përkeqësuar ani pse nuk vuante nga një sëmundje tjetër shoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale.

Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend. /Gazeta Sinjali/