image Vdes aktori i njohur në moshën 89 vjeçare

Bota e Yjeve

Vdes aktori i njohur në moshën 89 vjeçare

news image

Michael Lonsdale, aktori francez i njohur për rolin e tij si Hugo Drax në filmin e James Bond “Moonraker”, ka vdekur.

Agjenti i tij konfirmoi se ai vdiq të hënën në moshën 89 vjeçare.

Lonsdale gjithashtu punoi si një aktor teatri në Francë me karrierën e tij të aktrimit që zgjati më shumë se 60 vjet.

Nga roli i tij në filmin James Bond të vitit 1979 “Moonraker” te ai në filmin “Of Gods and Men” në 2011, Michael luajti shpesh në role të dyta të shkëlqyera, nën drejtimet e Orson Welles, Steven Spielberg, Francois Truffaut dhe Louis Malle.

Shfaqja e tij e fundit ishte në një film të shkurtër vitin e kaluar për Operën e Parisit, “Degas et Moi” (Degas and Me).

/GazetaSinjali/