Ka ndërruar jetë ish-Eprori i UÇK-së dhe i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, nga fshati Krajkovë i Komunës së Drenasit, Ajet Elshani, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar bashkëfshatarët, miqtë dhe të afërmit për këtë humbje të madhe.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në ora 14:00, në fshatin Krajkovë, në varrezat e lagjes Elshani.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!