image Vdes 65-vjeçari i infektuar me koronavirus në Tiranë

Rajon

Vdes 65-vjeçari i infektuar me koronavirus në Tiranë

news image

Ministria e Shëndetësisë njofton se ka ndërruar jetë një pacientë 65-vjeçar i cili ishte i infektuar me koronavirus, por që kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

65-vjeçari ishte nga Tirana dhe vuante nga Diabeti dhe Policitemia.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. /Gazeta Sinjai/