image Vdes 62-vjeçari nga Llausha e Skenderajt pasi e goditi rrufeja

Sociale

Vdes 62-vjeçari nga Llausha e Skenderajt pasi e goditi rrufeja

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje se rreth orës 18:00 në fshatin Llaushë të Skenderajt, një 62-vjeçar është goditur nga rrufeja.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës, bënë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë pasi një person në lagjen Babaj ndodhej pa ndjenja në oborrin e tij.

Sinjali mëson se bëhej fjalë për Xhavit Babaj i cili ka ndërruar jetë sot rreth orës 04:30, pasi që i njëjti nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publike edhe faqe të ndryshme në rrjete sociale nga komuna e Skenderajt.

/GazetaSinjali/