image Vdes 50-vjeçarja në Korçë, a ishte prekur nga koronavirusi?

Shëndetësi/ Vdes 50-vjeçarja në Korçë, a ishte prekur nga koronavirusi?

news image

Një 50 vjeçare nga Korça me sëmundje kronike ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Korçës.


Mësohet se 50 vjeçarja vuante prej kohësh nga diabeti dhe ndodhej në reanimacion ndërsa kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen gjatë shtrimit në spital.

Analizat e gruas janë dërguar në Tiranë dhe pritet përgjigjja ditën e nesërme edhe pse paraprakisht mësohet se gruaja nuk kishte kontakte me persona nga vendet e tjera që mund te ishin të prekur nga koronavirusi.

Spitali Rajonal i Korçës së bashku me stafin mjekësor kanë marrë masa ndërsa ende nuk bëhet e ditur nëse kemi të bëjmë me një rast të koronavirusit.

Ditën e nesërme pritet të dalin analizat që do të sqarojnë shkaqet e vërteta të vdekjes së 50 vjeçares. /Gazeta Sinjali/