image Vdekje e dyshimtë në Shtime

Kosovë

Raport/ Vdekje e dyshimtë në Shtime

news image

Një person është dërguar pa shenja jete në spitalin e Shtimes.

Policia njofton se viktima ishte dërguar nga Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmundjeve Kronike Psikiatrike në Shtime.

“Nga QKMF Shtime është raportuar se pa shenja jete është sjellë viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmundjeve Kronike Psikiatrike në Shtime”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Gazeta Sinjali/