image Vdekje e dyshimtë në QKUK

Kosovë

Vdekje e dyshimtë në QKUK

news image

Një person ka ndërruar jetë dje rreth orës 08:00 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Policia po e heton rastin si vdekje e dyshimtë.

“Nga spitali rajonal Gjilan është raportuar se viktima mashkull kosovar për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar në QKUK. Më datë 27.05.2020 rreth orës 08:00 nga QKUK-ja jemi informuar se viktima e lartcekur kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./GazetaSinjali/