image Vdekje e dyshimtë në QKUK, policia po e heton rastin

Siguri

Vdekje e dyshimtë në QKUK, policia po e heton rastin

news image

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një ditë më parë viktima ishte dërguar në QKUK, në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Çagllavicë 19.06.2020 – 22:00. Është raportuar se  viktima mashkull kosovar, ishte sjellë në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Me datën 20.06.2020 në QKUK viktima  ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore janë marrë me rastin, është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë  i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti po vazhdon të hetohet./Gazeta Sinjali