image Vdekje e dyshimtë në një fabrikë në Partesh, gjendet pa shenja jete roja 53-vjeçar

Siguri

Vdekje e dyshimtë në një fabrikë në Partesh, gjendet pa shenja jete roja 53-vjeçar

news image

Një person është gjetur pa shenja jete sot në një objekt në fshatin Pasjan, të komunës së Parteshit, ku dyshohej se kishte qenë roje gjatë natës, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë ekzaminimi i vendit ku u gjet trupi i viktimës, ndërkohë që vdekja e tij u konstatua edhe nga ekipi i mjekëve.

Sipas burimeve të Sinjalit bëhet fjalë për një 53-vjeçar me inicialet R.S., i cili po ruante objektin gjatë natës, meqë fabrika ishte në ndërtim e sipër.

Burimet thonë se deri më tani nuk ka dyshime se si ka ndodhur rasti, por që trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, teksa Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër që të iniciohet rasti si vdekje e dyshimtë dhe të mblidhen informacione për të zbardhur rrethanat e rastit.

/GazetaSinjali/