Një ditë pas vdekjes së dyshimtë të ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës Fadil Syleviqi, Prokuroria e Prishtinës ka filluar hetimet, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj.
Ajo tha se organi i akuzës është duke punuar intesivisht për ndriçimin e këtij rasti.
“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka filluar hetimet lidhur me këtë rast. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është kualifikuar si “vdekje e dyshimtë” dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Insititutin e Mjekësisë Ligjore, Prishtinë. Po ashtu, ju njoftojmë se prokuroria në bashkëpunim me policinë, janë duke vazhduar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë”, tha Ulaj.
Syleviq u gjetë i vdekur të premten pasdite te liqeni i Badovcit. /Gazeta Sinjali/