image Vdekja e djalit të Ronaldos, United dhe Liverpool marrin këtë vendim para ndeshjes

Futboll

Vdekja e djalit të Ronaldos, United dhe Liverpool marrin këtë vendim para ndeshjes

news image

Lojtarët e Manchester United dhe Liverpool do të mbajnë shirita të zinj për të treguar respektin e tyre për vdekjen e djalit të Cristiano Ronaldos, në duelin që skuadrat e zhvillojnë sonte, transmeton ‘The Sun’, përcjell Sinjali Sport.

Ronaldo, 37 vjeç, njoftoi vdekjen e djalit të tij të hënën dhe tha se lindja e vajzës së tij po i jep atij dhe të dashurës Georgina Rodriguez forcën që u nevojitet gjatë kësaj kohe të vështirë.

United luan kundër Liverpoolit në Anfield në orën 21:00, por Ronaldo nuk do të marrë pjesë – atij i është dhënë leje nga klubi që të mos përfshihet në skuadër.

Tifozët e Liverpool kanë njoftuar se do t’i bëjnë homazhe Ronaldos duke i dhënë atij dhe familjes së tij një minutë duartrokitje në minutën e shtatë të ndeshjes.

Një llogari e tifozëve të Liverpool-it në Facebook propozoi idenë për të mbajtur një minutë duartrokitje për Ronaldon dhe familjen e tij gjatë lojës.

Në postim shkruhej: “Nëse jeni me fat që të ndiqni ndeshjen nesër në mbrëmje, atëherë ju lutemi tregoni një shenjë respekti për Cristiano Ronaldon dhe familjen e tij duke marrë pjesë në duartrokitjet që do të zhvillohen në minutën e shtatë.

“Rivalitetet duhet të lihen mënjanë në rrethana zemërthyese si këto. Ju kurrë nuk do të ecni vetëm, CR7 Jr.”

Një tjetër tifoz postoi: “Nëse ju jeni duke marrë pjesë si unë, ju lutem duartrokitni në minutën e shtatë për të treguar respekt për Cristiano Ronaldon dhe familjen e tij në këtë kohë zemërthyer”.

/GazetaSinjaliSport/