image Vazhdon seanca e Kuvendit, Konjufca u bën thirrje qytetarëve për vaksinim

Politikë

Vazhdon seanca e Kuvendit, Konjufca u bën thirrje qytetarëve për vaksinim

news image

Me 30 minuta vonesë ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kuvendi sot do të mbajë dy seanca plenare.

Seanca e parë do të jetë vazhdimësi e seancës së 3 gushtit, ndërsa e dyta do të jetë seancë e re.

Në seancën e parë do të diskutohen pikat e mbetura të seancës së mbajtur me 3 gusht.

Në fillim të kësaj seance kryeparlamentari Glauk Konjufca ka bërë thirrje për respektim të masave kundër-Covid-19.

Ai poashtu nga Kuvendi bëri thirrje tek qytetarët edhe për vaksinim për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, ditëve të fundit.

Ndërkaq, në seancën e dytë, e cila do të fillojë në orën 12:00, pritet të shqyrtohet Projektligji për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, si dhe Projektligji për Mbeturinat nga Industritë nxjerrëse të mineraleve.

Në këtë seancë, po ashtu pritet të votohen edhe drejtorët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të propozuar nga Qeveria Kurti 2.

/Gazeta Sinjali/