image Vazhdon seanca e Kuvendit, Hoti raporton para deputetëve

Politikë

Vazhdon seanca e Kuvendit, Hoti raporton para deputetëve

news image

Pas pauzës rreth dy-orëshe ka nisur seanca plenare ku kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë për dialogun dhe marrëveshjen ekonomike me Serbinë.

Hoti dy javë më parë në Uashington ka nënshkruar letrat e zotimit për normalizim ekonomik me shtetin fqinj.

Ndërsa sot po vazhdon dialogu në nivel më të ulët të përfaqësimit në Bruksel.

Kurse, në paraditen e sotme është mbajtur vazhdimi i seancës, në të cilën seancë nuk u votua projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike./Gazeta Sinjali/