image 'Vazhdon persekutimi'- Arrestohet "Ballisti" në pikën kufitare në Kukës

Futboll

‘Vazhdon persekutimi’- Arrestohet “Ballisti” në pikën kufitare në Kukës

news image

Sot është arrestuar tifozi më i njohur shqiptar, Ismail Berisha, më mirë i njohur si “Ballisti”.

Lajmi për arrestimin e tij është është bërë e ditur në faqen zyrtare në “Facebook”.

Në bazë të informatave, “Ballisti” u arrestua në pikën kufitare në Kukës.

Tifozi që u bë i njohur pasi e lëshoi dronin me flamurin e Shqipërisë Etnike në Beograd, nga ajo kohë ka pasur probleme me ligjin dhe nuk është bërë asnjëherë rehat.

Që nga ajo kohë, Serbia e kërkon ekstradimin e tij.

Lirimin e tij e ka kërkuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale.

/GazetaSinjali/