image Vazhdon numërimi i votave me kusht, prin Vetëvendosje me mbi 31 mijë

Politikë

Vazhdon numërimi i votave me kusht, prin Vetëvendosje me mbi 31 mijë

news image

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave nga diaspora, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, deri tani janë numëruar 41 mijë e 264 vota.

Vetëvendosje ka marrë 31 mijë e 807 vota.

Partia Demokratike e Kosovës 3 mijë e 773 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës 3 mijë e 383 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 998 vota.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër më 4 mars do të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët nga zgjedhjet e 14 shkurtit. /Gazeta Sinjali/