image Vazhdon kërkimi për personin e paidentifikuar që rezultoi pozitiv me variantin brazilian në Britani

Botë

Vazhdon kërkimi për personin e paidentifikuar që rezultoi pozitiv me variantin brazilian në Britani

news image

Kërkimi për një person të paidentifikuar i cili rezultoi pozitiv për variantin brazilian të koronavirusit është ngushtuar në 379 familje në Anglinë juglindore, ka thënë sekretari i shëndetësisë Matt Hancock.

Sipas medieve të huaja, në total, gjashtë raste të variantit të koronavirusit P1 janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Njëri prej rasteve ende nuk është identifikuar pasi individi nuk arriti të kompletojë kartën e regjistrimit të testit.

“Kërkimi ynë është ngushtuar nga i gjithë vendi në 379 familje në juglindje të Anglisë dhe ne jemi duke kontaktuar secilën familje”, shtoi Hancock.

Ekzistojnë shqetësime se varianti brazilian mund të përhapet më lehtë, ose që vaksinat mund të jenë më pak efektive kundër tij.

/GazetaSinjali/