image Vazhdon avazi i vjetër, Vuçiq thotë se edhe një shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës

Rajon

Vazhdon avazi i vjetër, Vuçiq thotë se edhe një shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se një tjetër shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës, duke mos treguar se për cilin shtet e ka fjalën.

Kështu deklaroi ai në një konferencë për media, ku ka folur me gjuhë të ashpër për vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe vendosjen e reciprocitetit për çështjen e dokumentacionit.

“Ndaluni njerëz. Dhe më lëni t’ju tregoj, tashmë kemi shtetin e pestë që tërheqë njohjen e Kosovës”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/