image Vazhdon avazi i vjetër/ Automjetet kalojnë nëpër ishullin e këmbësorëve - Sinjali

Vazhdon avazi i vjetër/ Automjetet kalojnë nëpër ishullin e këmbësorëve

news image

Shkeljet në komunikacion nuk janë të rralla nga qytetarët në rrugët e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Madje bëhen shkelje të rënda kështu duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në rrugë, ashtu që shpesh shfrytëzohen vendkalimet e këmbësorëve për të kaluar rrugën me veturë.

Një shkelje të tillë sot ka bërë edhe një shofer i një furgoni, ku ai ka kaluar nëpër ishullin e këmbësorëve.

Sipas disa fotografive që ka dërguar një sinjalizues, shihet se si shoferi i këtij furgoni kalon pa pikë problemi nëpër ishullin e këmbësorëve tek rruga “C” në Prishtinë.

Për më shumë shihni pamjet:

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin